Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Hysen Durmishi pas votimit ka thënë se sot po mbahen zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Një proces i cili ka filluar nga 21 dhjetori dhe sot me 21 janar po mbahen zgjedhjet në të gjithë Kosovën për të zgjedhur krytarin e ri të lëvizjes Vetëvendosjes, raporton arbresh.info.
“Sot po mbahen zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Një proces i cili ka filluar nga 21 dhjetori dhe sot me 21 janar po mbahen zgjedhjet në të gjithë Kosovën për të zgjedhur krytarin e ri të lëvizjes Vetëvendosje”ka thënë Durmishi.
Ai i fton të gjithë aktivistën dhe anëtarët e Vetëvendosjes që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.
“Unë sapo e shfrytëzova të drejtën time për të votuar në këtë proces zgjedhor dhe i ftoj të gjithë aktivistët dhe anëtarët e Vetëvendosjes që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të dalin sa më shumë të votojnë në mënyrë që ta zgjedhin kryetarin e Vetëvendosjes dhe më vonë edhe të gjitha strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje që dalin më vonë”, u shpreh ai.
Ai po ashtu tha se nuk do ta ndalin punën dhe do të shtrihen në gjithë Kosovën.
“Natyrisht që ne nuk e kemi ndal punën, jemi në proces zgjedhor, dhe platformën politike që e ka prezantuar kandidati, unë besoj se së bashku do ta vazhdojmë rritjen edhe më të madhe në Kosovë, ashtu siç jemi subjekti i parë politikë, të rritemi dhe të shtrihemi gjithë Kosovën”, ka thënë Drumishi./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1666247286773690/
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...