Google ADS

Durmishi: Mbyllëm rrugët ilegale me Serbinë e po i hapim rrugët që i bashkojnë shqiptarët e ndarë padrejtësisht

18:01 | 31 Tetor 2024
E.H

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se i kanë mbyllur rrugët ilegale të kontrabandës me Serbinë, dhe i kanë hapur rrugët që i bashkojnë shqiptarët e ndarë pjesërisht.

Durmishi në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar një video nga përurimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, rrugë që lidhin fshatrat e Kosovës me të Shqipërisë, përcjell Arbresh.info.

Durmishi shtoi se kjo rrugë është investim prej 2.6 milionë eurove.

“Përurimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod me një investim prej 2.6 milionë eurosh shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe social të këtyre komuniteteve, duke i dhënë fund izolimit të tyre. Atmosfera festive me këngë e valle vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes dy republikave dhe lidhjet e forta mes qytetarëve”, ka shkruar Durmishi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme