Google ADS

Durmishi: Javën tjetër pritet fillojë sanimi i përhershëm i kanalit të Ibër-Lepencit

18:05 | 4 Dhjetor 2024
E.G

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, bëri të ditur se në kanalin e Ibër-Lepencit po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi.

Sipas tij, me intensitetin aktual të punimeve, gjatë kësaj jave do të përfundojë devijimi.

“Me këtë intensitet të punimeve gjatë kësaj jave do të përfundon devijimi në mënyrë që javën tjetër të fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit”, shkroi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme