Google ADS

Ndërtimi i rrugës Prishtine-Mitrovicë, Durmishi: Auditimi ka gjetur shumë parregullsi gjatë punimeve

11:29 | 8 Shkurt 2024
R J

Gjatë konferencës së mbajtur për medie, zv.ministri Hysen Durmishi tha se gjatë vitit 2022 janë përfunduar të gjitha shpronësimet ku nuk është paraqitur ndonjë problem, mirëpo gjatë atij viti, kompania nuk i ka rritur kapacitetet.

“Ky është një projekt i rëndësishëm , ku është nënshkruar një marrëveshje me bankat dhe kompaninë.
Gjatë vitit 2022 kemi përfunduar të gjitha shpronësimet ku nuk ka pasur asnjë problem, gjatë viti 2022 kemi vërejtur qe kompania nuk i ka rritur kapacitetet.Auditimi ka gjetur shumë parregullsi gjatë punimeve, kërkesa jonë ka qenë qe nëse kjo dërgohet në arbitrazh, shteti i Kosovës që të mos dëmtohet nga kjo. Në këtë kontratë të re jemi kujdesur që procesi dinamik të jetë i shpejt. Do të kujdesemi që në fazen e parë të punimeve të punojm deri në Vushtrri deri në muajt korrik gusht”, tha Durmishi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme