Gazetari Visar Duriqi ka mbështetur protestën e një numri simbolik të njerëzve që e falën ikindinë në sheshin “Skendërbeu” ditën e sotme.
Duriqi thotë se e kundërshton idenë se disa njerëz mund të protestojnë e disa të tjerë jo, prandaj ka qenë pro kësaj proteste.
“Akuzat që i dëgjuam sot nga ministri kishe është e jashtëligjshme, por në rast se njerëzit nga partia e Xhelal Sveçles mund të protestojnë atëherë edhe tjerët mund të protestojnë për mospajtim me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”.
Duriqi në Info Magazine theksoi se namazi i falur sot në shesh ishte revolt ndaj Bashkësisë Islame.
“Ky nuk ka qenë namaz i plotë ka qenë revolt ndaj Bashkësisë Islame, por në rast se njerëzit e Sveçles kanë të drejtë të protestojnë atëherë kanë të drejtë edhe njerëzit tjerë”.
“Në parim jam pro protestës meqë të tjerët mund të protestojnë – por nuk jam pro faljes në xhami, për herë të parë pajtohem me vendimet e Bashkësisë Islame të Kosovës, sikur në xhami nuk mundesh me u falë si ne shesh, namazi me xhematë është kur safat janë afër njëri tjetrit – kjo nuk bëhet në shesh”.
Duriqi mes tjerash tha se muslimanët e kanë shpikur karantinimin dhe për këtë nuk duhet kundërshtuar rekomandimet e dhëna
“Janë myslimanët që e kanë shpikë karantinimin në rast të sëmundjeve përhapëse e për këtë besoj se askush nuk e di këtë më mirë se myslimanët”.
“Është parim kuranor që duhet pyetur njerëzit e ditur dhe Bashkësia Islame kësaj radhe i ka pyetur mjekët, në Preshevë myslimanët kanë filluar me u falë pa e pyetur qeverinë fare në Kosovë nuk mund të themi se islami përdoret nga politika e për këtë besoj që BIK-u ka marrë këshilla nga Instituti i Shëndetësisë e jo nga qeveria”.
Duriqi poashtu tha se Bashkësia Islame nuk duhet të lejojë faljen nëpër xhamia duke marrë shembull shtetet fqinje.
“Në Maqedoni dhe Shqipëri shteti nuk e ka lejuar faljen në xhami mirëpo këtë e kanë bo Bashkësitë Islame, në Kosovë Bashkësia Islame nuk e kanë luksin me marrë këtë vendim vetëm, kjo është një situatë shumë e rëndë pandemike normal që duhet me u koordinua me institucionet”.
“Bashkësia Islame nuk duhet të lejojë faljen në xhami nëse fillojnë infektimet në xhami kush duhet me marrë përgjegjësinë pastaj – dikush duhet të merrë ndjekje penale”.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...