Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike e BeH organizoi sot një takim ndërmjet delegacionit të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kosovës, ku u diskutua për vendimin e Prishtinës për taksat prej 100 për qind për mallrat nga BeH, përcjell inFokus.
Të dy palët ranë dakord që me bisedimet e sotme të hapen dyer për dialog të mëtejshëm dhe se në një periudhë të shkurtër, institucionet kompetente duhet të gjejnë zgjidhjet më të mira për pengesat ekzistuese në lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.
Pjesë e takimit ishte edhe shefi i kabinetit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Durim Limaj.
Ai në një intervistë për televizionin Al Jazeera në Sarajevë, ka thënë se hapi më i afërt për heqjen e taksës ndaj mallrave boshnjake, është njohja e Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina, transmeton inFokus.
Ai pati një paraqitje mbrëselënëse në këtë televizion kredibil rajonal. Me një anglishte perfekte, Limaj u është përgjigjur pyetjeve të gazetares në studio.
“Ne ju kemi përgjigjur ftesës së dytë të Bosnjës për takim në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s, edhe pse ftesa nuk na është bërë si Kosovë, por ftesa ishte si pjesë e CEFTA-s. Ky takim shënon të parin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Bosnjes dhe Hercegovinës”, ka thënë Limaj.
Ai ka shtuar se janë nevojitur 10 vjet që nga pavarësia e Kosovës që të organizohet një takim i tillë.
“Sot i kemi njoftuar institucionet e Bosnjes për masat që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës. Ne ju kemi thënë kolegëve tanë nga Bosnja se jemi të gatshëm ta heqim taksën nëse pranohen kërkesat tona”, ka thënë ai.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...