Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në një takim Përfaqësuesen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP-së) në Kosovë, Maria Suokko, me të cilën bisedoi për politikat dhe programin që MKRS-ja ka për e rinisë dhe çështjet që kanë të bëjnë me fushën e trashëgimisë kulturore.
Ministrja Dumoshi e ka njoftuar përfaqësuesen e UNDP-së, Suokko, për planet dhe synimet që pritet të realizohen nga ana e MKRS-së në këto fusha të cilat UNDP-ja ka interes të veçantë.
Ministrja është shprehur se do të angazhohet maksimalisht që rinia e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë të takohen e shkëmbejnë idetë inovative që kanë për avancimin e interesave të tyre, sidomos në edukimin dhe integrimin sa më të madh social të tyre. MKRS-ja do të investojë në krijimin e mëtejmë të hapësirave dhe infrastrukturës së nevojshme që të rinjtë në Kosovë të kenë ku të organizojnë dhe realizojnë aktivitetet e ngjarjet e tyre.
Gjithashtu, ministrja e ka informuar për përfaqësuesen Suokko për planet që ka për fushën e trashëgimisë, në plotësimin dhe avancimin e legjislacionit që e rregullon këtë fushë. Ajo tha se MKRS-ja është e interesuar të bashkëpunojë me UNDP-në për zhvillimin e projekteve të cilat mundësojnë mbrojtje më të madhe të monumenteve, objekteve dhe hapësirave të trashëgimisë kulturore.
Ministrja e ka falënderuar përfaqësuesen e UNDP-së për mbështetjen e deritashme që kanë dhënë për fushat që i mbulon MKRS-ja duke e mirëpritur gatishmërinë e UNDP-së që të bashkëpunojë edhe në të ardhmen për projektet në fushën e rinisë dhe të trashëgimisë kulturore.
Ndërsa, përfaqësuesja e UNDP-së, Maria Suokko, e uroi ministren për marrjen e detyrës dhe e falënderoi për gatishmërinë e ofruar për fuqizimin dhe përkrahjen e rinisë, duke i dëshiruar mbarëvajtje për punën dhe planet që ka për synim t’i realizojë dhe ofroi mbështetjen në këto fusha.
Po ashtu, Suokko, theksoi organizata që përfaqëson është e interesuar që fusha e trashëgimisë kulturore në Kosovë të avancohet konform standardeve ndërkombëtare, duke mundësuar identifikimi i objekteve dhe lokaliteteve të reja arkeologjike dhe konservimin e restaurimin e tyre.
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë bashkërendim me pr...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...
Osmani ndan pamje nga atmosfera në Ditën e Flamurit në Preka...