Dumoshi në Suharekë: Fushën e rinisë e kemi marrë më shumë prioritet dhe jemi zotuar ta mbështesim

17:22 | 7 Shtator 2020
A Z

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi gjatë ditës së sotme, bashkë me stafin e saj dhe  zv/ministren Bajrami ishte në Suharekë, për të ndjekur nga afër trajnimet për të rinjtë e Suharekës, të mbështetura nga MKRS e të implementuara nga Organizata Ichat.

Njoftimi i plotë:

Në Suharekë, ishim sot bashkë me zv/ministren Bajrami dhe stafin e MKRS-së, për të ndjekur nga afër trajnimet për të rinjtë e Suharekës, të mbështetura nga MKRS e të implementuara nga Organizata Ichat.

Të rinjtë e Suharekës kanë pasur rastin të trajnohen në fushën e ndërmarrësisë dhe marketingut digjital përmes trajnimeve kreative e informuese. Ajo që na gëzon pa masë si Ministri është që këto trajnime përveç që bëjnë bashkë forcën rinore, i aftësojnë këta të rinj me njohuri të cilat mund t’i integrojnë në tregun e punës.

Fushën e rinisë e kemi marrë më shumë prioritet si Ministri dhe jemi zotuar ta mbështesim me të gjitha kapacitetet që posedojmë.

Bashkë me Kryetarin Muharremaj, bëmë homazhe edhe në parkun e dëshmorëve në Suharekë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme