4 Tetori është data kur në të gjithë botën shënohet “Dita Botërore e Ecjes”.
Një aktivitet i tillë është shënuar edhe në Prishtinë nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me komunat e Kosovës.
E në këtë aktivitet ka marrë pjesë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.
“Sot së bashku me Presidentin e KOK-ut Besim Hasani, me kënaqësi mora pjesë në kampanjën e KOK-ut për promovimin e ecjes, kampanje e organizuar nga TAFISA në 160 vende të ndryshme të botes. Me shumë dashuri nga shtëpia tek sheshi ‘Skënderbe’”, ka thënë Dumoshi.
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...