Shefja e stafit të Kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi ka zgjedhur një mënyrë për të ironizuar me deputetët të cilët janë kundër procedimit të demarkacionit me Malin e Zi.
Dumoshi përmes një statusi në Facebook ka theksuar se është ironi e hidhur se si deputetët e shumtë të Kuvendit të Kosovës, nga të gjitha partitë udhëtojnë nëpër Evropë, ndërkaq qytetarëve nuk ua mundësojnë të lëvizin të lirë, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Çfarë ironie e hidhur. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të të gjitha partive, shëtiten pa u ndal nëpër Evropë dhe më gjerë. Ndërkaq, qytetarëve nuk ua mundësojnë të lëvizin të lirë, për nevoja të llojllojshme njerëzore, për kauza fiktive.
E papranueshme!
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media