Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka thënë se 1 shtatori shënon fillimin e muajit të rinisë.
Me këtë rast, Dumoshi përmes një mesazhi kushtuar këtij muaji ka thënë se në çdo periudhë historike, rinia ishte promotore e ndryshimeve rrënjësore në Kosovë dhe se edhe sot angazhimi i tyre është parësor për zhvillimin e vendit, shkruan arbresh.info.
Ajo tutje ka thënë se prej momentit që ka marr mandatin si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të rinjtë i ka pasur prioritetin kyç të punës së saj.
Mesazhi i Dumoshit:
Të dashur të rinj të Kosovës,
1 shtatori shënon fillimin e muajit të rinisë. I gjithë shtatori i takon potencialit dhe energjisë që përçojnë të rinjtë e vendit tonë, të cilët përbëjnë pjesën dërrmuese të popullatës.
Në çdo periudhë historike, rinia ishte promotore e ndryshimeve rrënjësore në Kosovë prandaj edhe sot angazhimi i tyre është parësor për zhvillimin e vendit.
Si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit prej marrjes së mandatit i kam pasur të rinjtë e vendit prioritetin kyç të punës time. Jam shumë e lumtur, që përmes mekanizmave të MKRS-së kemi arritur të shpërndajmë grante për shumë të rinj, të përkrahim organizata rinore dhe të intensifikojmë punën për ligjin për fuqizimin e rinisë.
Përkushtimi im për fushën e rinisë do të jetë konsistent e i vazhdueshëm dhe ju siguroj pa dallim që do të jem derë e hapur e bashkëpunimit.
Gëzuar Muajin e Rinisë! E gëzofshi rininë dhe jetën, me energjinë që ju karakterizon!/arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...