Disa faqe në rrjetin social Facebook të cilat shfaqen me emër, mbiemër dhe fotografi të ish-presidentit të vendit, Behgjet Pacollit, po tentojnë që duke shfrytëzuar figurën e këtij të fundit të manipulojnë me qytetarë.
Ndaj kësaj, ka reaguar Pacolli i cili ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes teksa thekson se ato çfarë kanë shkruar nuk janë të vërteta, përcjell Arbresh.info
“Kujdes! Ka një kohë që nëpër rrjetet sociale qarkullojnë video të rreme dhe montazhe, të cilat synojnë mashtrimin e qytetarëve. Dua të theksoj se nuk ka asgjë të vërtetë, dhe bëj thirrje që të shmangen këto manipulime nga individë me qëllime të këqija që synojnë mashtrimin”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij zyrtarë në Facebook.
Po ashtu, Pacolli u ka bërë thirrje njësive për krime kibernetike që t’i ndjekin individët të cilët, me faqe të rrejshme po manipunojnë dhe mashtrojnë qytetarët.
“Në të njëjtën kohë, bëj thirrje që njesia e krimeve kibernetike të ndjekë individët që po mashtrojnë dhe manipulojnë qytetarët. Janë dhjetëra faqe në rrjetet sociale që përdorin profile të rreme nẽ emrin tim për qëllime mashtrimi ndaj qytetarëve. Ju lus dhe këshilloj që t’i shmangeni atyre dhe t’i raportoni. Përsëris, kjo është një përpjekje manipulimi dhe asgjë nga ajo që po shpërndahet nuk është e vërtetë”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...
Elon Musk kritika gjykatësve italianë për çështjen emigrantë...