Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci është emëruar zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.
Lajmi është dhënë nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), organizata të cilën Popovci e ka drejtuar për shumë vite.
“Dje, më 5 prill 2021, gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues të Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) është aprovuar dorëheqja e z. Dukagjin Pupovci nga pozita e drejtorit ekzekutiv të KEC, pozitë në të cilën ai shërbeu për 21 vite me radhë, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim. Prej sot, z. Pupovci do të vazhdoj të ofrojë kontributin e tij në avancimin e sistemit të arsimit në Kosovë, në cilësinë e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...