Dukagjin Gorani tregon se pse është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje

20:30 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Numri 26 i listës së kandidatëve për deputetë në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thotë të jetë mishëruar me politikat e kësaj lëvizjeje.

Dukagjin Gorani në Rubikon të KTV-së theksoi LVV është oferta më e pranueshme karshi përvojës dhe bindjeve të tij politike.

“Prej ofertës që aktualisht ekziston në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje e cila e ka një teh të theksuar socialdemokrat, mendoj që është oferta më e përshtatshme dhe më e pranueshme për përvojën time të deritanishme edhe profesionale, personale dhe bindjet e mija politike”, ka thënë ai.

Gorani thotë se kjo ka rëndësi tejet të madhe ndonëse nuk funksionon si një zë i vetëm i cili në vazhdimësi është në përpjekje për t’i ndërruar mendjen një grupi të madh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme