Duka: Fadili është futbollisti më i madh shqiptar i të gjitha kohërave

14:37 | 10 Qershor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka folur fjalë të mëdha për tashmë të ndjerin, Fadil Vokrri.

Në mbledhjen komemorative të organizuar nga Kuvendi i Kosovës për nder të tij, Duka tha se Fadili ka dhënë një kontribut të madh për njohjen e Kosovës në familjen  evropiane dhe botërore, shkruan arbresh.info.

Sipas Dukës, Fadili është futbollisti më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, figura e të cilit i ka kaluar kufijtë e trevave shqiptare.

“Ai ka kontribuar shumë në njohjen e Kosovës në familjen evropiane dhe botërore, ai ishte një mik i mirë dhe për këtë e vlerësoj shumë. Fadili ishte i vërtetë, e thoshte të vërtetën dhe e shihte të vërtetën. Ishte një burrë i vërtetë dhe më vjen keq që ne sot duhet të ndahemi nga ky njeri i vlerave të kombit shqiptar. Me krenari gjithmonë do ta them që jam mik i Fadil Vokrrit”, ka thënë Duka./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme