Bujar Dugolli, profesor në Universitetin “Hasan Prishtina, ka thënë se trajtimi i mësimdhënësve universitarë është duke u bërë në mënyrë jo të dinjitetshme dhe se kjo sipas tij është ështe e turpshme.
Ai ka folur në emsionin “Monitor” të RTK-së.
“Sikur të mos ngriteshin pagat e ministrave ndoshta askush nuk do të reagonte. Mirëpo duhet të kihet parasysh që ulja dhe degradimi i koeficionit të stafit universitar është e turpshme”, ka thënë ai.
Dugolli ka thënë se me ndryshimet ligjore profesorëve iu parashihet ulja e pagave dhe për këtë arsye edhe stafi universitar përkrahë grevën. “Me ndryshimet e reja ligjore pritet që profesorëve universitarë t’ju ulet paga deri në 200 euro, çka është e papranueshme për ta”, ka theksuar ai.
Dugolli ka thënë se stafi universitar nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon rritje page por janë kundër uljes së tyre.
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku