Zëvendëskryetari i parë Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, ka thënë se nuk ka pasur ftohje të raporteve mes ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt, dhe ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.
Ai, në Edicionin Special të Klan Kosovës, ka theksuar se spekulimet që Rama ia kishte refuzuar kërkesën Mehajt, që në veri të vendit të dërgonin vetura të FSK-së, duke i ngjyrosur ato si të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, janë për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të zbehur rezultatin që po korr Mehaj.
“Duan ta zbehin rezultatin dhe synimin tonë për një ushtri të fortë. E keni parë se sa herë që ndodh diçka e mirë për Kosovën gjithmonë del dikush që e shtrembëron të vërtetën dhe i jep një kahje tjetër, jemi mësuar nga Serbia dhe Rusia. Po të kishte ftohje të raporteve mes Ramës dhe Mehajt, ish-komandanti nuk do të merrte pjesë dekretimin e komandatit të ri të FSK-së”.
“Asnjëherë nuk e kam dëgjuar këtë dhe nuk është në asnjë dokument që Mehaj ka kërkuar që të ngjyrosen veturat e FSK-së si ato të Policisë për t’u dërguar në veri. Qëllimet ishin që të arriturat e Kurtit dhe Mehajt të jenë nën hije”.
Dugolli ka deklaruar se Mehaj do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes rreth këtyre raportimeve për veturat dhe për gjëra të tjera.
“E kemi ftuar dhe do ta ftojmë, ai të premten do të vjen për raportim sepse nuk ka çfarë të fsheh. Nuk ka asgjë për të fshehur sepse nuk ka ekzistuar një situatë e tillë. Raportet me SHBA-të i kemi të shkëlqyeshme. Në Komision ka ekzistuar fryma e konsensusit, kemi dashtë që edhe opinioni të njoftohet më hollësisht dhe të marrim informacionin zyrtar nga dora e parë”, ka thënë Dugolli.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër