Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, është shprehur i habitur me ftesën nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Dugolli, fillimisht i pyeti anëtarët e këtij komisioni për arsyen e ftesës për t’u intervistuar, me ç’rast tha se në këtë periudhë ka udhëhequr një dikaster tjetër, atë të Tregtisë dhe Industrisë.
“Në nivel qeveritar, Ministria e Financave dhe e Zhvillimit Ekonomik është marrë me këtë çështje”, tha fillimisht Dugolli.
Megjithatë, ish-ministri tha se kontributi i vet në këtë fushë ka qenë mbështetja e strategjisë për energji.
Dugolli shtoi se si ministër veprimet e tij kanë qenë të kufizuara.
“Te sektori i energjisë, Qeveria e Kosovës nuk ka pasur kompetencë në sektorin energjetik dhe të thëngjillit”, shtoi ai./EO
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë