Google ADS

Dugolli: Nuk kam asnjë fije shprese që Quni do të bëjë punë të hajrit

16:57 | 4 Qershor 2020
Arbresh.info

Ish zëvendësministri i Mbrojtjes Enver Dugolli sot ka pasur ditën e fundit të punës në këtë pozitë.

Ai në vend të pranim-dorëzimit të detyrës ka shkruar se vetëm do ta falënderoj tani “që është ministër i kabinetit të varur nga Lista Serbe”, transmeton portali arbresh.info.

Dugolli ka shkruar se nuk i mbetet fije shprese që Anton Quni, dikur komandant në Koshare, që do të bëjë ndonjë punë të hajrit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Shkrimi i plotë:

Në vend të Pranim-Dorëzimit të detyrës:

Për z.Anton Qunin!

Gjatë kohës kur isha zv.Ministër i Mbrojtjes ne punuam së bashku dhe natyrisht sukseset nuk na mungonin. Edhe pse kishim gjëra që nuk pajtoheshim, unë shpresoja dhe besoja shumë se do ja dilnim. Besimi im bazohej në parimet e deklarimet tuja për ndryshim e mbi të gjitha besoja sepse ishe ministër i Kabinetit Kurti dhe detyren e kuptoje si përgjegjësi e jo privilegj.

Mirëpo, tani kur ti more një rrugë tjetër nga ajo që besonim e shpresonim (tani je ministër i Kabinetit Hoti i varur plotësisht nga Lista Serbe dhe i themeluar, drejtuar dhe kontrolluar nga Thaçi), përveç një falenderimi për bashkpunim, mua nuk më mbetet asnjë fije shprese se komandanti i Koshares z.Anton Quni, do ketë mundësi të bën ndonjë punë të hajrit për Ministrinë e Mbrojtjës dhe FSK-në.

Unë i falenderoj shumë njerëzit e vullnetit të mirë për ndryshime, oficer dhe shërbyes civil me të cilët punuam gjatë kësaj kohe.

I falenderoj edhe bashkëpuntorët e mi të zyrës së zv. Ministrit, kabinetin e Ministrit, Inspektoratin e Përgjithshëm të MM, Drejtues dhe Udhëheqës në MM dhe FSK, ekipen e NATO-s (NALT), Atasheun e Mbrojtjes së SHBA-ve si dhe Atasheun e Mbrojtjes se Shqipërisë i cili u pensionu para pak ditësh.

Ndryshimi ka filluar dhe nuk ka për t’u ndalur!

Ri-kthimi do ndodhë shumë shpejt!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme