Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, është shprehur se në Kosovë ka përfunduar koha kur Serbia organizonte zgjedhje e referendum pa e pyetur Prishtinën.
Komentet Dugolli i bëri përmes një lidhjeje në “Euronews Albania”, ku u pyet se përse Prishtina nuk lejon hapjen e vendvotimeve për të gjithë shtetasit serbë që kanë 2 nënshtetësi.
Ai tha se e vetmja mënyrë që të organizoheshin zgjedhjet serbë në Kosovë është që Serbia të kërkojë zyrtarisht një marrëveshje, ku të specifikoheshine dhe kërkesat për organizimin e tyre.
Pjesë nga diskutimi:
Pyetje: Pse mungoi Albin Kurti në Samitin e Diasporës në Tiranë?
Dugolli: Axhenda e Kurtit është e ngjeshur, prandaj edhe ju pamundësua ardhja në atë samit. Zyra e kryeministrit ka dhënë arsyetimet. Mungesa e Kurtit është e kuptueshme. Gjithsesi ishte prezenca e presidentes ajo që u pa dhe që është përfaqësimi i duhur. U planifikua që të debatohej për raport-progresin dhe Kurti e kishte planifikuar që t’i drejtohej Kuvendit, por me kërkesë të opozitës u vendos që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhej për një ditë tjetër.
Pyetje: Pse nuk lejon Prishtina hapjen e vendvotimeve për të gjithë shtetasit serbë që kanë 2 nënshtetësi?
Dugolli: Një praktikë jo e mirë, kur Serbia organizonte zgjedhje në Kosovë, referendume, pa e pyetur Kosovën, ka përfunduar. Pra që të ketë zgjedhje serbe në Kosovë pa një marrëveshje, është e pamundur, që të vazhdojë një avaz i vjetër. E vetmja mënyrë është që Serbia të kërkojë zyrtarisht një marrëveshje, ku të specifikoheshin edhe ato kërkesat dhe nevojat për organizimin e zgjedhjeve, përveç zyrës ku është përfaqësia e Serbisë. Pra pa një marrëveshje nuk bëhet fjalë.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...