Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se mbrëmë është ushtruar dhunë fizike ndaj një 20-vjeçari në një koncert që u mbajt me rastin e Ditës së Boshnjakëve në Prizren.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka deklaruar se i riu në fjalë u sulmua fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë.
Më tej, Balje tha se arsyeja se pse u rrah i riu është “vetëm pse donte t’u bashkohej të tjerëve që po luanin në podium”.
“Ai është sulmuar fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë. Në ditën që festuam, u shkelën të drejtat elementare që duhet të kishte çdo njeri”.
“U bëj thirrje organeve kompetente që të merren seriozisht me këtë rast dhe të ndëshkojnë autorët në mënyrë që i riu që përfundoi në spital për shkak të plagëve të marra dhe familjarët e tij të ndihen më të sigurt dhe raste të tilla të mos përsëriten më”.
“Askush nuk duhet t’i japë vetes të drejtën për diçka të tillë, si e justifikoni dhunën fizike të disa personave ndaj një të riu???”, ka thënë Balje.
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...