Nga zyra e kryeministrit thonë se ministria në fjalë ka pasur nevojë për riformatim.
Pozitën që e mori dy javë më parë, iu desh që ta liroi.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së fundmi ka shkarkuar edhe zëvendës ministrin nga komuniteti boshnjak të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabanin.
Por, ani pse Shabani vjen nga partia boshnjak VAKAT, në krah i ka dal Duda Balje që tashmë ka dal nga kjo parti.
Kryetarja e Unionit Social Demokrat Duda Balje, shton se kjo mund të jetë një lloj hakmarrje ndaj tyre.
Por, krejt të kundërtën e thonë në Qeverinë e Kosovës, që tani është në detyrë.
Nga zyra e kryeministrit këtë vendim e kanë arsyetuar me një riformatim të nevojshëm, në ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Ndryshe deri më tani janë shkarkuar 3 anëtarë të qeverisë Kurti, ministri i Brendshëm, Agim Veliu, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, dhe zëvendës ministri i Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabanin./Express
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...