Deputetja boshnjake po merret me problemin e familjes që po akuzon Numan Baliqin.
Duda Balje jo rastësisht kishte kërkuar të takohet me familjarët e 17 vjetruarës nga Vitomirica e Pejës.
Ata po akuzojnë ish ministrin Numan Baliq për ngacmim seksual. Këto shqetësime ia thanë edhe deputetes boshnjake, Duda Balje.
Ftesën ua kishte bërë vet Balje, familjes Mustafiq kur kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur.
Por kjo deputete që përfaqëson shumicën boshnjake në Kuvendin e Kosovës tregon mardhënjet e saj me partinë e Numan Baliqit.
Por deputetja Duda Balje e pranon që kishte thirrur kryeministrin për të pyetur se pse Numan Baliq është bërë zëvendësministres i ministrisë së Administruarës Publike. Televizioni në fjalë prej ditës është në kontakt me ish ministrin i cili po akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture.
Baliq përmes një bisede telefonike ka thënë se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj dhune.
“Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj dhune, as tentim dhunimi, as ngacmim seksual. Thjeshtë janë fjale dhe thashetheme dhe nuk ka kuptim të jap deklaratë. Kështu që deklarata ime vetëm do të jepte rëndësi ngjarjes që faktikisht ajo nuk ka ndodhur dhe do të pres që së shpejti të kemi fakte që të më lirojnë krejtësisht nga akuzat banale. Prindërit s’kanë ofruar asnjë fakt përveç banaliteteve që janë dëgjuar përpara”
Për këto akuza organet e drejtësisë kanë bërë hapin e tyre.
Prokuroria Themelore e Pejës është duke hetuar rastin dhe ende nuk është ngritur aktakuzë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...