Kryetarja e Partisë Unioni Socialdemokrat i Boshnjakëve, Duda Balje tha se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Kodit Civil.
Në një intervistë të shkurtër për Arbresh.info, deputetja tha se e ka akoma qëndrimin e njëjtë dhe nuk do të votojë.
“Gjysma e pjesëtarëve nuk janë pro votimit për Kodin Civil, herën e parë e kemi refuzuar, unë vazhdoj të kem qëndrimin e njëjtë nuk do ta votojë”, tha ajo.
Deputetja tha se edhe nëse ndryshojnë nenet, qëndrimi nuk ndryshon.
“E kemi edhe versionin e dytë, por qëndrimi nuk ndryshon, nenet brenda nuk janë mirë dhe ka arsye pse nuk e votoj”, u shpreh ajo.
Tutje ajo shtoi se kanë folur haptas për këtë gjë me Qeverinë, por ata nuk kanë ndryshuar asgjë, duke shtuar komuniteti LGBT duhet të hiqet nga Kodi Civil, dhe të krijohet një ligj i veçantë për të.
“Kemi folur haptas për këtë, unë nuk jam kundër kodit civil, mendoj se komuniteti LGBT duhet të hiqet nga kodi civil dhe të krijohet një ligj i veçantë, Qeveria duhet të bëj një ligj të veçantë me të drejta të cilat iu takojnë”, pohoi ajo.
Balje tha se mos votimi i këtij kodi është shenjë se nuk jemi të kënaqur.
“Mos votimi i deputetëve është shenjë që ne nuk jem të kënaqur, Qeveria e ka ditë ku është pika diskutbaile, por asgjë nuk kanë ndryshuar”, shprehet Balje.
Krejt në fund ajo tha se për të tjerët nuk e di, por ajo nuk e voton.
Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se këtë vit do të hidhet përsëri në votim Kodi Civil.
Kujtojmë se Kodi Civil ka përplasur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli, janë kundër këtij kodi./Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...