Deputetja e Kosovës Duda Balje ka shfaqur mëdyshje se a do të votojë Qeverinë Kurti apo jo, derisa thotë se nuk mund të marrë asnjë vendim derisa Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të arrijnë marrëveshje.
Deputetja e rizgjedhur, për KP sqaroi edhe mungesën e sotme në takimin me mandatarin për kryeministër, Albin Kurti.
“Arsyeja e vetme është këtu takimi në Prizren me zotëri Borrell, asgjë tjetër. Unë do të takohem me zotëri Albinin, por sot nuk kam pas kohë”, tha ajo.
Duke shprehur pasigurinë e saj për votim të Qeverisë Kurti, ajo thotë se nuk mund të marrë një vendim përderisa nuk ka marrëveshje ndërmjet dy partive VV-LDK.
“Unë kam vendos të pres që këto dy partitë e mëdha të bëjnë marrëveshje mes veti, mandej unë do të vendos për pozitën time dhe votën. Unë zotëri Hetem dhe zotëri Veton jemi jashtë grupit multi-etnik, jemi tre deputetë… Nuk mund të them asgjë, ne jemi duke pritur që ata të marrin vendimin përfundimtar, mandej ne do të vendosim”, tha deputetja Balje.
E pyetur se a do të votojë Albin Kurtin për kryeministër, Balje shfaqi mëdyshje për këtë, duke mos dhënë përgjigje definitive.
“Unë s’mund asgjë të them sigurt, d.m.th. nesër kam takim me zotëri Kurti, këta kolegët sot kanë pas, dhe e di që nuk kanë vendosur asgjë, as për përkrahje e as për mos përkrahje të Qeverisë”, u shpreh ajo.
Ndryshe, Indeksonline mëson se tre deputetët nga komunitetet, Veton Berisha, Hetem Berisha dhe Duda Balje kanë lënë mundësinë që t’i bashkëngjiten grupit parlamentar të LDK-së.
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki