Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës , Duda Balje, katër komunave serbe në veri u është referuar si komuna të Serbisë, gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në të cilin ajo është kryetare.
Mirëpo, kjo deklaratë nuk ishte e qëllimshme. Në një prononcim për “Indeksonline”, deputetja ka sqaruar gjithë këtë situatë. Ajo thotë se si deputete boshnjake nuk ka asnjë arsye që të përkrah apo favorizoj cilëndo politikë të Serbisë që dëmton qytetarët e Republikës së Kosovës apo që shkel ligjet e Republikës së Kosovës.
“Nuk e lejoj asnjë gazetar dhe asnjë person ne Kosovë që për një gabim teknik e gjuhësor të më vendos në anën e gabuar proserbe dhe të dëmshme për Kosovën. Unë asnjëherë nuk kam mbështetur asnjë iniciativë politike të dëmshme për Kosovën. Unë kam mbështetur e votuar ne dobi dhe për zhvillimin e Kosovës çdo here do te veproj ne te njëjtën mënyre”, ka thënë ajo.
Më tej, Balje sqaron se çdo dite pune e saj është për Republikën e Kosovës dhe për të ardhmen e të gjithëve.
“Falënderoj koleget anëtare te Komisionit te cilët me kane mbështetur e me mbështesin ne punën tone te përbashkët. Ju kërkoj falje qytetareve për gabimin teknik e gjuhësor duke u munduar te flas ne gjuhen shqipe unë si boshnjake nuk kam shtet rezerve me gjuhen shqipe ashtu si e njoh unë do te vazhdoj te punoj e veproj se bashku me koleget e mi për Republikën e Kosovës shtetin tone te vetem. Për asnjë marketing e popullaritet publik gazetaresk e medial nuk lejoj qe dikush me nje gabim te paqellimshem teknik e gjuhësor te dëmtoje punën, angazhimin tim si deputete”, ka thënë ajo. /Indeksonline/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...