Deputetja Duda Balje ka reaguar pas një paragjykimi që i bëri Dimal Basha në një emision televiziv, ku tha po të ishte vërtet myslimane, Balje nuk do të dilte ashtu siç del.
Balje përmes një shkrimi në Facebook shkruan se Basha nuk beson në zot.
‘Ti nuk beson në Zot, dhe nuk mund të komentosh intenzitetin e kualitetin e besimit tim’.
“Thonë se shoku kulturor prej Amerike te mban gjate peng ne kujtese. Une jam rritur nen vlerat e islamit tradicional në Kosovën tonë! Ti nuk beson ne Zot, dhe nuk mund te komentos intenzitetin e kualitetin e besimit tim! P.s. Këtë për Zotin!”, shkroi Balje.
Ndërsa, Basha e paragjykoi Baljen duke thënë se ‘nëse ish kon përnime muslimane s’e besoj që kish mujtë me dalë qështu’.
“P.sh. Duda Balje, e shet në emër të fesë, ajo me kon përnime myslimane s’e besoj që kish mujtë me dalë qeshtutne, ose t’i shkon fesë deri në fund o smundesh me zgjedh për tjerët. Psh ti me vendos për të tjerët, psh ti me vendos për një komunitet tjetër në emër të fesë, a për veti nuk të pëlqen,” – tha Dimal Basha në një emision televiziv të drejtuar nga Rron Gjinovci./arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...