Deputetja boshnjake, Duda Balje ka reaguar pas përgjigjes negative që dha nacionalisti serb në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, rreth hapjes së Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në BIH.
Balje thotë se Dodik ka shprehur qëndrimin e tij i cili ishte i pritur por me plot paragjykime dhe jo i bazuar në kërkesën konkrete të shkruar.
“Zotni Dodik, ju lutemi që të merrni në konsideratë kërkesen të cilen e kemi dërguar e ku kjart kemi sqaruar qëllimin e kësaj zyrjeje dhe me problematikën me të cilen do të mirrej. Një zyre e tillë ndërlidhëse funksionon në Beograd. Në bazë të problemeve ekzistuese konsiderojm të domosdoshme që një zyrë e tillë identike të jetë edhe në Bosne e Hercegovin”, thuhet në reagimin e Baljes.
Reagim i plotë:
Të nderuar !
Pasi që ju drejtuam me kërkesë zyrtare institucioneve zyrtare për hapjen e zyrës së ndërlidhjes në BeH dhe Republikën e Kosovës ( nga e cila kemi përkrahjen e plotë) e në pritjen e përgjegjëjes nga ana e anëtarve të Kryesisë së BeH, patëm rastin që përmes mediave të dëgjojmë deklaratën e anëtarit të Kryesis së BeH Milorad Dodik.
Edhe përkundër që pohon se ende nuk ka marr kërkesen ai ka shprehur qëndrimin e tij i cili sipas nesh është i pritur por me plot paragjykime dhe jo i bazuar në kërkesën konkrete të shkruar.
Zotni Dodik, ju lutemi që të merrni në konsideratë kërkesen të cilen e kemi dërguar e ku kjart kemi sqaruar qëllimin e kësaj zyrjeje dhe me problematikën me të cilen do të mirrej. Një zyre e tillë ndërlidhëse funksionon në Beograd. Në bazë të problemeve ekzistuese konsiderojm të domosdoshme që një zyrë e tillë identike të jetë edhe në Bosne e Hercegovin.
Zotni Dodik, njohja e Kosovës nuk ka qenë temë e kësaj kërkese. Jemi të vetëdijshëm për siutatën politike dhe mardhënjeve te BeH dhe Kosovës si dhe pasojave politike të cilat kanë rrjedhë si rezultat i tërë kësaj, mirëpo po thirremi në bazë të të drejtave njerëzore për qarkullim të lirë që do të jetë qëllim parësor i kësaj zyre si dhe zgjidhja e problemve në baza ditore të qytetarve.
Ne edhe më tutje do të jemi insistues në realizimin e këtij qëllimi. Do t’iu drejtohemi të gjithë institucioneve ndërkombëtare deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi me të vetmin qëllim që kjo çështje teknike pa arsye mos të politizohet.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor