Pas tre orësh diskutim, ka përfunduar mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kreu i kësaj Partie, Isa Mustafa, gjatë prononcimit për medie shpalosi detajet se për çka u diskutua brenda kësaj mbledhje.
Ai tha se temë kryesore ishte ecuria për një koalicion të mundshëm mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, raporton arbresh.info.
“Ne mbledhje i informova anëtarët dhe deputetet lidhur me ecurinë e bisedimeve me VV për koalicionin e mundshëm, LDK mbetet e përkushtuar që të bëjmë përpjekje për një koalicion për bashkëqeverisje. LDK vlerëson se duhet të shikohet si një koalicion qe duhet të beje ndryshime në vend dhe perspektivë”, tha Mustafa.
Ai tha se nëse ka vullnet politik do vazhdojnë të i përgjigjen ftesës së VV-së për bisedime.
“Këshilli ishte i bindur se në këtë marrëveshje duhet të vlerësohet, qoftë ne ndarje të përgjegjësive. Ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi ftesës se VV për takime të ardhshme, nëse ka vullnet politik”, tha Mustafa.
Po ashtu Mustafa tha se duan të kenë një koalicion të shëndoshë dhe jo një koalicion që sfidohet nga çështja e postit të presidentit.
“Pjesë e marrëveshjes duhet të jenë të gjitha pozitat dhe po ashtu trajtimi i këtyre pozitave duhet të jetë në harmoni me procesin tonë, dhe jo një koalicion qe sfidohet nga çështja e presidentit apo diçka tjetër”, tha Mustafa.
Sa i përket kohëzgjatjes se bisedimeve, Mustafa tha se duan qe ky koalicion të arrihet pas datës 26 dhjetor dhe mos të zgjatët më shumë.
“Kisha dashtë që ky koalicion të lidhet pas datës 26 dhjetor dhe mos të zgjatët më shumë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me VV”, tha Mustafa
E në rast se nuk do të arrihet marrëveshje mes dy partive për të formuar qeverinë, Mustafa tha se do të shkojnë në opozitë dhe nuk shkojnë në koalicion me asnjë parti tjetër.
“Plani B i ynë është të shkojmë në opozite, nëse se bëjmë qeverisjen me ta, ne nuk shkojmë me asnjë parti tjetër. Nuk kemi asnjë plan tjetër”.
Gjithashtu Mustafa tha se ajo se çfarë pret të ndodhë me 26 dhjetor i takon përgjegjësia Vetëvendosjes./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç