Dua Lipa dhuron 150 mijë euro të mbledhura nga ‘Sunny Hill Festival’ për ndërtimin e ‘Sunny Hill Academy’

12:05 | 2 Gusht 2019
Arbresh.info

Ylli kosovar me famë botërore Dua Lipa mbrëmjen e së enjtes ka ardhur në Prishtinë për festivalin “Sunny Hill”

E të premten disa orë para festivalit në një konferencë për medie, shkruan arbresh.info.

Lipa teksa ka falënderuar për mbështetje ka thënë se me mjetet që do të ndahen do të realizohet një ëndërr e saj dhe e rinisë kosovare.

“Falënderimit shumë që keni ardhë sot dhe për mbështetjen që na e keni dhënë vazhdimisht që ne të bëjmë festivalin këtu e të ndihmojmë  përmes fondacionit. Kjo ka qenë një ëndërr e madhe që fëmijët dhe rinia të vinë sepse e dimë sa ka talent në Kosovë në përgjithësi dhe me mujt me pas një bazë të tyre ku munden me e shpreh talentin. Ajo ka qenë ëndërr e jonë shumë e madhe dhe sot po e shohim se po bëhet realitet”, ka shtuar ajo.

Ajo gjithashtu ka thënën se ndihet krenare

“Shumë po ndihem shumë krenare që po mundem me e bo dhe këtë nënshkrim. Ky është një projekt i punuar me shumë pasion. Ne kemi ëndërruar shume dhe ju falënderojmë për të gjithë sportin sepse pa atë nuk do të realizohej”, ka shtuar ajo.

E organizatori i këtij festivali i cili është edhe babi i Duas, Dukagjin Lipa ka thënë se vitit e kaluar është rritur shuma e mbledhur nga koncerti në Prishtinë.

“Herën e kaluar i kemi dhënë 100 mijë euro që janë mbledh nga vitit 2016 nga koncerti i Duas në Prishtinë dhe Tiranë, i kemi dhënë për disa OJQ, festivale alternative e me të cilat jemi munduar të ndihmojmë pak shoqërinë në Kosovë”, ka thënë ai.

Lipa ka treguar se ku do të shkojnë  150 mijë eurot e mbledhur nga koncerti i 2018-es.

“Qëllimi jonë ka qenë që të kemi një hapësirë që do të jetë në shërbim të të rinjve kosovarë, shqiptar në mënyrë që ta kthejmë atë frymën artistike që fëmijët e Prishtinës dhe Kosovës e kërkojnë dhe dëshirojnë ashtu siç e kemi pas ne. Sunny Hill Festival prej viti të kaluar i kemi nda 150 mijë euro që do të jepen për krijimin e këtyre hapësirave të reja”, ka thënë ai.

E kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka falënderuar Duaj për përfaqësimin e Prishtinës dhe Kosovës.

“Unë si kryetar i komunës vazhdoj me i falënderoj të gjithë ata që vazhdojnë të promovojnë vendin tonë. Unë kam thënë se Dua është ambasadori më i mirë i Prishtinë dhe Kosovës”, ka thënë ai.

Ahmeti ka shtuar se hotelet në kryeqytet janë të rezervuara për datat e festivalit.

“Mbrëmë dikush kish hyrë për të parë dhomat e hoteleve dhe ka dalë që 90% e dhomave janë të zëna deri më 5 gusht, kjo është shumë e mirë pasi nuk e kemi pas këtë rast”, ka shtuar ai.

I pari i Prishtinës ka dhënë edhe një lajm për nxënësit e shkollës së muzikës.

“Ajo që e kemi diskutuar që disa vite sot po behët realitet, ‘Sunny Hill Foundation’ bashkë me komunën do të kontribuoj me 150 mijë euro për rregullimin e hapësirave që po e quan Dua, ‘Sunny Hill Academy’ që do të ketë studio të ushtrimeve, studio incizuese, instrumente dhe kam kënaqësinë të lajmëroj që prej se e kemi marrë Pallatin e Rinisë në menaxhim, pjesa ku ka qenë ASK do të vendoset komplet shkolla e muzikës ‘Prenk Jakova ,  ka shtuar ai.

Ndryshe Sunny Hill Festival do të filloj sonte dhe do të zgjas deri më 4 gusht.

Në edicionin e sivjetmë do të merr pjesë edhe aktorja e shndërruar në këngëtare të muzikës pop, Miley Cyrus. Veç saj pjesë e koncertit do të jenë edhe shumë këngëtar e digjej me famë botërore./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme