Defense Threat Reduction Agency(DTRA) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka organizuar ushtrimin fushor ndërinstitucional kundër Armeve të Shkatërrimit në Masë (CBRN).
Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se kjo ngjarje e organizuar vjen pas angazhimit dhjetëvjeçar të DTRA-së, në ngritjen e kapaciteteve për mbrojtje nga Armët e Shkatërrimit në Masë për institucionet e Kosovës.
“Gjatë realizimit të ushtrimit fushor u demonstron aftësitë e fituara të Kompanisë së Materieve të Rrezikshme KMRR të FSK-së, në bashkëpunim me subjektet tjera të reagimit emergjent në Kosovë me qëllim të reagimit ndaj materieve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN)”, njofton FSK-ja.
Audiencë në këtë trajnim ishin subjektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës me kapacitete dhe aftësi të reagimit ndaj CBRN në nivel taktik, duke përfshirë KMRR-FSK, Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës dhe Njësia e Policisë Kufitare.
Mbarëvajtja e ushtrimit është monitoruar nga instruktorët e DTRA si dhe pjesëtarë nga 71st Civil Support Team nga Garda Kombëtare Iowa.
Të pranishëm në ceremoni ishin zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade Naim Haziri, zv. Ambasadorja Amerikane znj. Alyson Grunder, Drejtori i NALT gjeneral brigade Cristian Nawrat dhe përfaqësues nga EUCOM./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza