Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Kosovë “Demokracia Studentore”, po këmbëngul se ka fakte se Isa Mustafa është duke u paguar nga Universiteti i Prishtinës, raporton Express
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga “Demokracia Studentore”.
“Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Kosovë “Demokracia Studentore” nesër, e martë, në ora 11:00 mbanë konferencë për media, në oborrin e Fakultetit Ekonomik ku do t’i prezantoj faktet që Pr.Dr Isa Mustafa është profesor i rregullt në këtë fakultet dhe nga viti 2016 pa ardhur asnjë ditë në pune!”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Universiteti i Prishtinës.
Në reagim thuhet se Isa Mustafa nuk ka marrë rrogë nga UP’ja që nga viti 2016.
“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” reagon ndaj qarkullimit në medie dhe në platforma të tjera online, të një lajmërimi që prof. dr. Isa Mustafa është duke u paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim. Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinion publik, informoheni që profesor Isa Mustafës nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i 2016-tës”, thuhet në reagim.
Edhe vetë Isa Mustafa ka reaguar lidhur me raportimet se është paguar nga UP’ja pa shkuar atje fare.
Mustafa përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ai përkundër ftesës për të mbajtur mësim në Fakultetin Ekonomik, për shkak të sëmundjes nuk ka vazhduar të punojë atje.
“Dje qytetarët tanë u dezinformua se unë, si ish Kryeministër i Republikës së Kosovës, në cilësinë e profesorit të rregullt të Fakultetit Ekonomik, kam marrë pagë katër vitet e fundit nga UP “Hasan Prishtina” pa shkuar asnjë ditë në Fakultet. Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina” me një kumtesë sqaroi se nga dhjetori i vitit 2016 , UP nuk e ka ekzekutuar asnjë pagesë në llogarinë time. Do të thotë nuk kam marrë asnjë pagë”, ka shkruar Mustafa
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit