Policia e Shtetit zhvilloi operacionin policor antidrogë të koduar “Deltar “, falë të cilit kapi 25 kg kanabis dhe arrestoi në flagrancë, drejtuesin e këtij rrjeti të trafikut narkotikësh bashkë me 2 shtetas të tjerë transportues, kosovarë.
Policia njoftoi se është shpallur në kërkim pronari i vendit ku përgatitej lënda narkotike dhe në vijim të procedurave të verifikimit të burimeve të vendosjes së pasurisë, u sekuestruan 7 automjete.
Vijojnë kontrollet në kuadër të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Deltar”. Sekuestrohen 25 Kg 230 gr lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë Arrestohet në flagrancë drejtuesi i këtij rrjeti të trafikut narkotikësh, 2 shtetas të tjerë transportues Shpallet në kërkim pronari i vendit ku përgatitej lënda narkotike
Në vijim të procedurave të verifikimit të burimeve të vendosjes së pasurisë, deri tani u sekuestruan në total 7 automjete Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër plan operacionit të lartëpërmendur si edhe duke u bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Deltar”.
Si rezultat i tij u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Besim Gashi , 47 vjeç, banues në Kosovë dhe Sami Vatija, 41 vjeç, banues në Kosovë
Këta 2 shtetas, në Kryqëzim të Rriles, janë ndaluar nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin Volkswagen kamionçinë, ku në brendësi të saj kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës narkotike Mariuanë, e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban, e cila pas peshimit rezultoi 20 kg.
Në vijim të veprimeve policore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Ilir Markvukaj, 41 vjeç, banues në Lezhë, i dyshuar si drejtuesi i këtij rrjeti të trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Kosovë.
Gjithashtu u shpall në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit D.M. 49 vjeç, banues në Lezhë, pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike. Po në këtë servis, gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gr lëndë narkotike Mariuanë. Lidhur me 2 shtetasit e fundit, vijon puna për verifikimin e pasurive, pasi i’u evidentuan dhe i’u sekuestruan në total 7 automjete në pronësi të tyre, ndër to Hammer, Mitsubish etj
Vepra penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Besim Gashi dhe Sami Vatija. Veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenet 283 dhe 287 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Ilir Markvukaj dhe D.M. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...