Dy raste të posedimit të narkotikëve janë raportuar të kenë ndodhur të marten në Gjakovë.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Në rastin e parë, në rrugën “Edit Durhan”, policia ka kryer një kontroll në një autolarje, ku ka gjetur dhe konfiskuar 1.10 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një revole, grinder dhe një pako me rizla, shkruan Arbresh.info.
“Rr. Edit Durhan, Gjakovë 14.11.2023-19:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi gjatë kontrollit në një objekt afarist (autolarje) pronar i të cilës ishte ai, janë gjetur dhe konfiskuar 1.10 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një revole, një grinder dhe një pako me rizla. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, në rastin e dytë, policia gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit ka konfiskuar substanca narkotike, 8.1 gram marihuanë, 3 fishekë dhe një peshore.
“Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 14.11.2023-19:40 Njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar: 8.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 3 copë fishekë dhe një peshore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...