Google ADS

Droga në Shirokë, kërkohet paraburgim për shtetasin e Turqisë

11:30 | 23 Mars 2022
A. B.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit F.U., (shtetas i Turqisë) i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh nga data 21.03.2022.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri F.U., nga data e pavërtetuar e deri me datë 16.02.2022, pa autorizim, ka kultivuar bimën e hashashit, shkurres së kokainës ose bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikëve, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me të pandehurit: A.R., E.M., F.M., E.D., M.V., dhe A.M., kanë kultivuar bimën narkotike brenda një objekti që ka shërbyer si mulli në fshatin Shirokë- Komuna e Suharekës, dhe atë në katin e 7-të, kati i fundit të objektit të cekur, ashtu që me datë 16.02.2022, rreth orës 14:15 minuta, me rastin e ekzekutimit të urdhër kontrollit, në objektin e cekur është zbuluar vendi ku bëhej kultivimi i bimës narkotike, pajisjet dhe materialet për kultivimin e bimës narkotike si dhe rreth 32 kg, substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila ishte në procesin e tharjes, si dhe 2059 saksi – vazo, që kishin të mbjellura bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme