Lidhja Demokratike e Kosovës, me propozim të kryetarit Isa Mustafa, shkarkoi muajin e kaluar Vjosa Osmanin nga pozita e nënkryetares dhe kryesisë së kësaj partie.
Votimi i anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së u bë në mënyrë elektronike.
E zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së Driton Selmanaj ka treguar arsyet e shkarkimit të Vjosa Osmanit.
Në Rubikon të Klan Kosovës ai ka thënë se Osmani u largua për shkak të qëndrimeve të saja ndaj LDK-së.
“Paradoksale. Kryetarja e Kuvendit nuk e përkrah kryetarin e partisë së saj”, është shprehur ai, duke shtuar se personalisht nuk ka asnjë problem me Vjosa Osmanin.
Sa i përket shkarkimit të mundshëm të Vjosa Osmanit nga posti i kryetares së Kuvendit, Selmanaj tha se LDK-ja nuk ka diskutuar këtë, pasi ngritja e kësaj çështjeje i takon ish-partnerit qeverisës, Lëvizjes Vetëvendosje.
Në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni.
E, Mustafa akuzoi Osmanin për ikje nga përgjegjësia për ta drejtuar seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.
Osmani kishte shprehur publikisht pakënaqësitë e saja lidhur me prishjen e koalicionit LDK-Vetëvendosje, në mars të këtij viti.
Ajo u zgjodh kryetare e Kuvendit, me propozimin e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe vazhdon ta mbajë pozitën edhe pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, ndërkohë që Vjosa Osmani është shprehur kundër edhe qeverisë së re të formuar nga LDK-ja.
Në seancën e 3 qershorit, kur u votua për Qeverinë Hoti, Osmani nuk mori pjesë.
Osmani ka kundërshtuar edhe vendimin e qeverisë më 6 qershor, për të hequr reciprocitetin kundër Serbisë.
Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, Osmani ishte kandidatja e LDK-së për kryeministre.
Ajo është personi i dytë më i votuar në Kosovë, pas Albin Kurti. Në zgjedhjet e fundit parlamentare mori 176 mijë vota.
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...