Sipas deputetit të LDK-së Driton Selmanaj, Vetëvendosje nuk ka kapacitete të duhura për të menaxhuar Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Për dallim nga kjo, ai ka thënë se në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka dhjetëra emra që mund të menaxhojnë me këtë ministri.
“MPB-ja u zgjodh në negociata për vetëm 20 sekonda. Pse të bëhet presion pse LDK-ja zgjodhi këtë ministri. Pse nuk bëhet pyetje pse Vetëvendosje zgjodhi ministrinë e Financave, atë të Jashtme? Unë mendoj se VV-ja madje s’ka kapacitete fare për të menaxhuar MPB-në. LDK-ja ka dhjetëra emra që presin në listë, unë për shembull, Armend Zemaj, Shkëmb Manaj. Pse ne nuk mund të jemi ministra? Çka kanë më shumë njerëzit e VV-së? S’po them që kam ambicie për atë ministri, vendos partia, por po flasim në mënyrë racionale”, ka thënë ai.
Sipas tij, LDK-ja është thirrur më shumë në luftën anti-korrupsion për dallim nga VV-ja. E ka quajtur të frikshme idenë e VV-së që të marrë ministrinë e Brendshme dhe atë të Drejtësisë.
“Tendenca për t’i marrë ministrinë e Brendshme dhe të Drejtësisë më frikëson, sikur tendencë për të vënë regjim jodemokratik në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se LDK-ja po pret përgjigje zyrtare nga VV-ja për ofertën e fundit. Ka shtuar se nëse kjo ofertë nuk pranohet atëherë LDK-ja “më s’do të kishte rol të partnerit serioz, por do të ishte vetëm aksesore”.
“Kërkesa jonë është tejet gjeneroze. Është vlerësim edhe i të tjerëve. Për hir të asaj shprese që ngjallëm në Kosovë, e për gjërat që i bëmë bashkë për dy vjet në opozitë më mirë është VV-ja të reflektojë e respektojë kërkesat tonë se të ruajë një person të vetëm. Duhet ky koalicion të ndodhë në bazë të propozimit tonë. Është i fundit. Nëse heqim dorë atëherë LDK-ja s’është partnere serioze më, është aksesore. Kanë tendencë për pushtet absolut. E kanë gabim nëse mendojnë që dikush me vetëm një deputet më pak mund të jetë bisht”, ka deklaruar më tej ai./blic/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...