Driton Selmanaj- Kryeshefit të Postës: Mos fol, nuk je në Postë

11:59 | 16 Korrik 2019
Arbresh.info

Teksa kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Driton Selmanaj ka mbyllur mbledhjen për shkak të mungesës së kuorumit ka deklaruar se raporti i auditorit është negativ.

“Kemi pas çka me diskutu mjaft sepse raporti i zyrës kombëtare të Auditimit është shumë negativ për të gjitha këto Institucione por n mungesë të deputetëve jemi detyruar me e mbyll”, ka thënë Selmanaj.

E i menjëhershëm ka qen reagimi i Krye shefit t Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha. Ai ka kërkuar që të mos paragjykime.

“Për hir të korrektësisë meqenëse nuk e kemi diskuar raportin auditorit nuk është mirë me dhanë paragjykim”, ka thënë ai.

Ndërsa Selamanaj i ka kërkuar t mos flas nëse nuk i jep fjalën pasi nuk është në Post.

“Drejtor veç kur të au jap fjalën unë pasi un këtu e menaxhoj, nuk jeni në Post këtu. Shihemi të premten”, ka thënë ai.Arbresh.info/

 

Lexo edhe: Dështon mbledhja e Komisionit për mbikëqyrjen e Financave

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme