Google ADS

Driton Selmanaj hyn në politikë

22:32 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Analisti politik, Driton Selmanaj, ka vendosur që t’i bashkëngjitet partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ani pse nuk ka bërë të ditur se në cilën parti do të aderojë, ai ka treguar se do të braktisë debatin televiziv, në të cilin ka marrë pjesë shumë kohë si analist, për të hyrë në politikë.

Ai këtë gjë e ka bërë të ditur në emisionin “Click”, duke e quajtur hyrjen në politikë si sakrificë.

“Kam menduar gjatë, kam vlerësuar gjatë, nuk ka qenë e lehtë përkundër që shumica e njerëzve mendojnë se është një privilegj, por është një sakrificë. Është një kohë kur të qënit në politik është profesioni më i urryer”, ka thënë Selmanaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme