Kandidati për kryetar të Gjakovës, Driton Çaushi, ka thënë gjatë tubimit përmbyllës në këtë komunë, se në vitin 2013, gjakovarët përzunë qeverisjen e krimit, korrupsionit e haraçit. Por, tha se gëzimi i tyre mori fund shpejt sepse as qeverisja e re, nuk realizoi atë që premtoi e nuk solli ndryshimet që priteshin.
“Unë nuk e di nëse qeverisja joefektive e 4 vjetëve të fundit ishte mungesë vullneti, por çka di me siguri të plotë është që u vërtetua se vetëm Vetëvendosje mundet ta largojë njëherë e mirë krimin nga Gjakova dhe t’i sjellë asaj ndryshimin e vërtetë. Sepse e sollëm këtë ndryshim në Prishtinë, në kushte edhe më të rënda. Me pengesa shumë më të mëdha. Me sabotime nga poshtë e nga lartë. Dhe jo rastësisht sot kënaqshmëria e qytetarëve me qeverisjen tonë atje është 75%. Jo rastësisht Prishtinën po e fitojmë pa balotazh”, tha Çaushi në këtë tubim.
Ai falënderoi bashkëqytetarët për mbështetjen dhe zgjedhjen e tij si deputet, por tha se i hyri garës së kryetar, pasi që nga sondazhet ka kuptuar se vetëm VETËVENDOSJE! mund ta mposhtë AAK-në në Gjakovë, dhe se kandidimi i tij erdhi që të parandalohet kthimi i qeverisjes së AAK-së në krye të Gjakovës. Madje, ai tha se e do aq shumë Gjakovën, saqë në asnjë mënyrë nuk mund të lejojë që ajo të qeveriset nga Ardian Gjini. E, Gjinit ia kujtoi edhe ikjen nga debatet televizive, duke thënë se këtë po e bën nga mungesa e argumenteve.
Kryetari Visar Ymeri e ka nisur fjalën e tij në tubimin zgjedhor përmbyllës të VETËVENDOSJE!-s në Gjakovë duke kujtuar dëshmorët Yll Morina e Yllka Domi, poetin Ali Podrimja, këngëtarin Esat Bicurri dhe veprimtarë e personalitete tjera që vijnë nga kjo komunë.
Për Driton Çaushin, Ymeri tha se është mendjendritur e i vendosur, mendjehapur e bashkëpunues, mendjegjerë e mendjehollë, mendjelartë e mendjeurtë, dhe se e ka mendjen top e të ftohtë. Ai ftoi të votohet numri 10 dhe Driton Çaushi, duke e quajtur këtë votë për historinë e lavdinë, zhvillimin e barazinë, për punën e shëndetësinë, për arsimin e shkencën, për bujqësinë e industrinë, për rregullin e drejtësinë, për kulturën e artin, për politikën e demokracinë dhe për progresin e ardhmërinë.
Deputeti Albin Kurti ka thënë se duhet të lirohemi prej komunarëve e pushtetarëve aktual, në mënyrë që të zhvillohet ekonomia e të përparojë shoqëria.
“Me Driton Çaushin kryetar krijojmë kushtet që në fshatin e Gjakovës të ia kthejmë arat bujqve e arave rendimentin, kurse në qytetin e Gjakovës të ia kthejmë fabrikat punëtorëve e fabrikave prodhimin”, dha Kurti në Gjakovë.
Kurti ka marrë shembullin e qeverisjes së Prishtinës, duke përmendur politikat sociale, e në veçanti strehimin e të varfërve. Ai ka përmendur edhe disa gjëra që nuk kanë mundur të bëhen në Prishtinë për shkak të mungesës së numrave në Kuvendin Komunal, dhe për këtë iu bëri thirrje gjakovarëve që përveç Dritonit, t’i përkrahin edhe kandidatët për Kuvend Komunal të Gjakovës.
Kurti po ashtu ka ftuar Gjakovarët që të mobilizojem sa më shumë deri me 22 tetor, që pas kësaj dite Gjakova ta ketë kryetar Driton Çaushin.
Deputetja Arbërie Nagavci ka thënë se 22 tetori do të jetë dita që do të reflektojë mobilizimin e madh popullor për ndryshim.
Gjatë këtij tubimi, ajo theksoi se Gjakova ka dhënë shumë për ekonominë, historinë e kulturën e Kosovës, ndërkaq asnjëherë nuk pati zhvillim e drejtësi. Megjithatë, ajo shprehu bindjen se Gjakova është bërë gati për ndryshim.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...