Ish-luftëtari i UÇK-së u lirua nga burgu pasi gjykata e Apelit refuzoi ekstradimin e tij në Gjykatën e Hagës.
Ai foli pas lirimit të tij për mediat ku tha se lirinë nuk e ka humbur kurrë. Ai tha se sot u vërtetua që janë në rrugën e drejtë dhe se UÇK ka luftuar drejtë.
“Dua të them që lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, nuk e kisha humbur as unë e as ushtria çlirimtare e Kosovës, apo ata që janë në Hagë. Thjesht ishte një tentativë për të na trembur, për të na frikësuar, për të na hequr nga rruga jonë e për të na thënë se nuk ishim në një rrugë të drejtë.
Fakti që sot me gjithë përpjekjet e kësaj reformës për drejtësi, për të hequr nga sistemi i drejtësisë dhe të gjykatës të aftë dhe patriot, famtirësisht nuik ia kanë arritur asaj gjendje për ta bërë atë.
Sot arritëm të tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”,-tha dritan Goxhaj pas lirimit të tij.
Kujtojmë se Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.
Ish-luftëtari i UÇK-së u akuzua se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Goxhaj u akuzua si i dyshuar për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Këtë të martë Gjykata e Apelit në Tiranë pranoi kërkesën e mbrojtjes për lirimin e tij. Apeli vendosi gjithashtu ta konsideroi të papranueshme kërkesën e bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për ekstradimin e tij drejt Hagës./euronews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...