Muaji qershor pritet ta qartësojë përfundimisht rrugëtimin e Kosovës drejt liberalizimit. Po që se shkojnë në rregull të gjitha procedurat nëpër të cilat duhet kaluar ky proces, tash pas ratifikimit të Demarkacionit, Kosova ka gjasa që në muajin qershor ta marrë rekomandimin pozitiv për heqje të vizave.
Kështu kanë bërë të ditur drejtuesit e Komisionit për Integrime Evropiane, të cilët kanë thënë se duhet punuar drejt përmbushjes së kriterit të fundit të mbetur, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan Zëri.
Ndërkaq ekspertët e procesit të integrimit kanë konsideruar se liberalizimi i vizave mund të ndodhë deri në fund të këtij viti vetëm nëse punohet intensivisht drejt përmbylljes së kushtit të fundit të mbetur për heqjen e vizave. Një gjë të tillë e kanë pohuar edhe ish-drejtues të Ministrisë së Integrimit Evropian, të cilët kanë thënë se tash e tutje e gjithë vëmendja sa i përket heqjes së vizave është e përqendruar te Bashkimi Evropian.
Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, gjatë një deklarate është shprehur optimiste se çështja e liberalizimit të vizave do të përmbyllet sa më shpejt./Zëri/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë