Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka në seancën e sotme të Kuvendit tha se ka lezet kur kritikon opozita pasi që ngjallet ambienti.
Ai tha se me këto kritika duhet të dilet në përfundim pasi jemi në vitin pandemik.
Tutje ai u shpreh se Qeveria Kurti në një muaj qeverisje e mbylli vendin e refuzoi nënshkrimin për blerjen e vaksinës kundër Covid-19.
“Ka lezet kur opozita kritikon, e ngjall ambinetin, duhet të kritikojmë kapak, por do ishte mirë në kritikat tona të dalim në përfundime, qytetarët janë tonët, është viti i pandemisë, cdo ditë regjistrohen me qindra raste te reja dhjetëra vdekje, mbingarkesë e spitaleve me covid. Kjo rezultoi me mbylljen e vendit tone per 12 dite. Impakti i ketij veprimi nuk ishte i mirë. Qytetarët dolën jashtë vendit, patëm humbje. Cfar bëri qeveria në këtë mandat per një muaji. Do ti numëroj edhe pse u thane shumica. Refuzoi nënshkrimin per blerjen e e vaksinës. Mbylli vendin, vendosi orën policore. Uli subvencionet për profesionisët shëndetesorë. Iu bëri një ofendim të rëndë për shumicën e shtresave për menaxhimin e pandemisë.
Na quajtët heronj por heronj në leter. Ata u ofenduan me këtë veprim, me uljen e pak mbështetjeve. Për 14 muaj te pandemisë ju perkujtoj se 34 mantelbardhë humbën betejën me covid duke punuar në vendin e punës. Ne qkuk 60 për qind e stafit janë të infektuar me covid-19. Edhe qendrat tjerat nuk qëndrojnë më mirë. Duhet bërë ligjin e pagave që duhet ta amandantojmë dhe aprovojmë. Pandemia ka prek edhe shumë segmente tjera. Arsimin. Dëmet e mëdha, vështire te matshme, do ballafaqohemi në ditët në vijim. Rritje të papunësise 25-40 mijë persona, paraqesin po aq numër familjesh. Urgjent të sigurojmë vaksinën, të bëhet promovimi i benefiteve të vaksinave. Të aprovohet ligji i pagave”.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%