Deputeti nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj, ka ironizuar me grevën e punëtorëve të arsimit, shëndetësisë dhe shërbyesve civilë, transmeton inFokus.
Ai këto greva nga sindikatat i ka qujatur se janë me prapavija politike, ku nuk meritojnë të udhëheqin me fatin e punëtorëve të Kosovës.
Sipas tij shteti nuk bëhet me shantazhe dhe këso veprime, kështu sipas tij nuk bëhet shteti i Kosovës.
Dreshaj ka folur edhe për kalimin e buxhetit dhe kushtet që i ka vënë PSD’ja, duke i quajtur arsye të ndryshme këto kushte.
Postimi i plotë:
“Po nis një javë e re me tituj:
-Arsimi s’e ndalë grevën, duam paga edhe më të larta
-Kardiokirurgët, greva nuk ndalet, nuk dorëzohemi
-Doganat, do të futemi në grevë, meritojmë më shumë
-Shërbyesit civil, edhe ne do të futemi në grevë
-Ndërkohë, dikush vë kushte me mosvotim buxheti për arsye të ndryshme!
Nuk bëhet shteti me shantazhe.
Sindikatat me prapavijë politike dhe njerëzit e papërgjegjshëm në krye të tyre nuk e meritojnë të udhëheqin me fatin e mijëra punëtorëve që e duan Kosovën si shtet”.
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan