Kandidati i AAK-së në balotazhin për Istogun, Gani Dreshaj, ka mohuar se është pronar i një lokali në Hamburg të Gjermanisë, i cili është raportuar se është klub striptizi.
Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se lokali është “go go dance” dhe se në të mysafirë janë kryesisht familjarë, derisa kandidati i LDK-së, Haki Rugova, e ka lutur Dreshajt që të mos e hap një klub të tillë në Istog.
“Është pronë e familjes time, është lokal arti, në atë lokal kanë qenë zyrtarët e lartë të LDK-së, nuk është klub striptizi, 80 për qind i kam mysafirët familjarët, në të nuk jam pronar qe tetë vjet. Kush është i interesuar mund të vijnë të shohin, është një ‘go-go dancing’”, ka thënë Dreshaj.
Në debatin në të cilin ishte i ftuar edhe Haki Rugova i LDK-së, ka mohuar akuzat e Dreshajt se ka ikur në dy aksidente trafiku.
“Kam dëshmitar Gazmend Muhaxherin, unë nuk kam qenë duke vozitur, fatmirësisht çdo gjë ka përfunduar pa ndonjë të keqe”, ka thënë Rugova, i cili ka premtuar se do të ngre padi për shpifje ndaj Dreshajt.
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...