Kandidati i AAK-së në Istog, Gani Dreshaj në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se në ditën e zgjedhjeve në këtë komunë janë shpërndarë 250 mijë euro për blerje votash, derisa nuk ka saktësuar se kush i ka shpërndarë këto para.
Dreshaj humbi për 14 vota nga kandidati i LDK-së, Haki Rugova, por ka thënë se do të dërgojë një mori faktesh për blerje të votave në Gjykatën Supreme.
“Në ditën e zgjedhjeve janë shpërndarë 250 mijë euro. Në Sudonicë ka pasur njerëz që kanë blerë votë”, ka thënë Dreshaj.
Ai ka thënë se pas shpalljes së rezultateve të KQZ-së, vëzhguesit kanë braktisur vendvotimet dhe kanë dalë për festuar fitoren dhe sipas tij, në ato momente LDK-ja ka manipuluar me vota.
“Pas shpalljes së KQZ-së, njerëzit kanë lënë klasat dhe kanë dalë të festojnë, për 20-30 minuta është bërë ndërrimi. Votat janë blerë për 20 deri në 50 euro”, thënë kandidati i AAK-së në garën për Istog.
Dreshaj ka thënë se në Gjykatën Supreme do të dërgojë rreth 30 video në të cilat faktohet blerja e votave.
“Kemi evidentuar parregullsi që do t’i dërgojmë në Gjykatën Supreme, kemi 20-30 incizime që janë kapur duke u blerë vota, por votuesit e mi janë të bindur që nuk kanë humbur. Në disa fshatra janë avulluar votat”, ka theksuar Dreshaj.
“I kanë blerë votat, disa prej tyre janë publike [videot], disa i kemi ruajtur për t’i dërguar në Gjykatë. Është një polic që ka ndërruar tri vetura dhe ua ka ndërruar targat dhe ka blerë vota. Ka krim mirë të organizuar”, ka thënë veç të tjerash Dreshaj./Koha.net/
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...