Google ADS

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

18:21 | 22 Nëntor 2024
Q L

Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha, ka ndarë mendimet e saj për disa nga konkurrentët dhe ka treguar qartë qëndrimet e saj ndaj disa prej tyre.

Në një diskutim me banorët, ajo zbuloi emrat e atyre me të cilët nuk ka dëshirë të ndërveprojë dhe adresoi mundësinë e një romance brenda shtëpisë.

“Unë nuk jam ardh me u shit moraliste, jam ardh këtu si beqare” – tha Drenusha, duke theksuar se nuk e ndalon asgjë që të dashurohet në formatin gjigant të Big Brother-it, por deri tani nuk ka ndonjë person që i pëlqen.

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Për Xuxin, ajo komentoi se ai “prek në pika të moralit”, diçka që ajo nuk e toleron, ndërsa për Gresën tha se “nuk ka kurrfarë argumenti përpos me rrejt”.

Nga ana tjetër, Vullneti dhe Arioni i sugjeruan që të ndërveprojë me më shumë konkurrentë, pasi për këtë arsye është pjesë e shtëpisë.

Por biseda nuk u ndal me kaq. Ajo kaloi në një temë më delikate – lidhjen e Arionit me Dianën – e cila shkaktoi një debat të ndezur mes banorëve.

Drenusha mbetet një nga figurat më të hapura dhe të drejtpërdrejta të këtij edicioni, duke sjellë tensione dhe dinamika interesante në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme