Me një situatë hipotetike e ka shpjeguar kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Xhavit Drenori situatën në të cilën ndodhet PAN-i.
Sipas tij, edhe nëse PAN-i e formon Qeverinë me 61 vota, nuk do të mundet të marrë as “vendime të vogla” se lëre më “vendime të mëdha”.
Kujtojmë se PDK-ja e prishi koalicionin me LDK-në, me arsyetimin se po mungojnë vendimet e mëdha.
Postimi i plotë e pa ndërhyrje i Drenorit është më poshtë:
Situate hipotetike:
PAN-i po i formojka institucionet me 61 vota.
Ne njeren nga seancat e parlamentit te Kosoves nje deputet serb shkon te Vuqiqi per ndonje konsulte “taze”, parlamenti nuk mund te marr asnje vendim deri deputiti te kthehet nga Serbia, sepse nuk eshte shumica e siguruar e votave per vendimin.
Nese kesaj i shtohet fakti se konsulta “taze” nga Vuqiqi eshte qe lista serbe te votoj kunder propozimit ne parlament, atehere keto institucione jo qe nuk mund te marrin vendime te “medha” , por as te “vogla” jo!
Me rendesi Ramushi me marre “epitetin” Kryeminister.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...