Drenori është shprehur se kryetari i Drenasit ka bërë vepër penale me akuzat e lëshuara në drejtim të tij. Në një prononcim për Insajderin, asamblisti në Kuvendin Komunal të Drenasit deklaroi se “Lladrovci degradoi personalitetin tim me ato akuza”.
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhavit Drenori i ka quajtur absolutisht të pabaza dhe të papranueshme akuzat e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili deklaroi se “anëtari i VV-së ka vjedhur vota”.
Drenori është shprehur se kryetari i Drenasit ka bërë vepër penale me akuzat e lëshuara në drejtim të tij. Në një prononcim për Insajderin, asamblisti në Kuvendin Komunal të
Drenasit deklaroi se “Lladrovci degradoi personalitetin tim me ato akuza”.
“Paraqitja mediale e z. Lladrovci lë shumë për të dëshiruar. Një njeri si kryetar i Komunës, t’i lëshoi ato fjalë në publik dhe akuza të tilla në Kuvend është e papranueshme por megjithatë ne jemi mësuar me z.Lladrovci dhe e dimë mirë kapacitetin e tij”, ka thënë Drenori.
Drenori deklaroi se pretendimet e Lladrovcit janë kontraverze, raporton Insajderi.
“Nga 2 mijë e shtatëqind e diçka vota që i kisha fituar si kandidat për kryetar të Drenasit, tani i kam marrë 4 mijë e më shumë vota, dhe kjo është e kundërta e asaj që ka thënë z.Lladrovci”, tha Drenori për Insajderin.
Madje, Drenori tregon edhe arsyen, që sipas tij, e ka bërë kryetarin e Komunës së Drenasit “ta humbasë vetën”.
“Ai mbeti i humbur nga faktet që ja përplasa në seancën e Kuvendit Komunal, kur familja e tij në mënyrë të paligjshme ndërhyn në çështje politike. Ai ka humbur arsyen. Edhe në seancën e Kuvendit ai nuk ka ditur as çfarë po thotë”, ka deklaruar Drenori.
Megjithatë, anëtari i VV-së thotë se nuk do të ndërmarr asnjë rrugë ligjore ndaj siç thotë ai, “shpifjeve të Lladrovcit”.
“Akuzat janë absolutisht të pabaza, por ai nuk din as të bëjë akuza se nuk di se çfarë janë akuzat. Kam rrugë ligjore që ka uzurpuar pronën, dhe kjo është më e rëndësishme se një fjalë goje e z.Lladrovcit në Kuvendin Komunal. Këto janë veprime që nuk ja vlejnë t’i dërgoj në Gjykatë”, deklaroi ai.
Gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Drenasit, më 28 qershor, Lladrovci deklaroi se Drenori “ka vjedhur më shumë vota se secili kandidat tjetër në Vetëvendosje”.
“Prej 700 votave ke ra në 70, ma shumë se tanë tjerët në Vetëvendosje ke vjedhë. Mos i manipulo qytetarët”, i thotë Lladrovci, Drenorit gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Drenasit. /Insajderi.com
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...