Xhavit Drenori, kandidat i pavarur për kryetar të Drenasitm, tha se ka afër vetes ekspert dhe njerëz profesionist për të konkretizuar projektet në qytet.
“Shtylla jonë e fortë janë politikat e gjelbra”, tha Drenori në Edicionin Zgjedhor.
“Ne synojmë që në ditët e para të themelojmë drejtorinë për mjedis, ku përmes saj do të shtyjmë programin “Green” përpara”.
Drenori akuzoi kundërkandidatin e tij, Ramiz Lladrovcin, për keqmenaxhim me paranë publike, duke e quajtur Lladrovcin “kryetar kauboj”.
“Po të ishin qytetarët të kënaqur me udhëheqjen e Lladrovcit, unë nuk do të isha në garë, sepse po të ishin qytetarët të kënaqur, sepse është e panevojshme të garosh kur ka një qeverisje të mirë”.
Drenori pretendoi se Lladrovci ka fyer qytetarët e Drenasit, kur u ka premtuar tramvaj për qytetin, njofton Klankosova.tv.
Ai akuzoi kryetarin e tanishëm se po bën fushatë elektorale, duke shtruar asfalt në këtë muaj dhe në muajin tetor.
Tutje, garuesi për kryetar tha se do të bëjë projektin për një qendër emergjente në Komoran, e cila do të jetë për të gjitha komunat që lëvizin në autostradë, me të gjitha shërbimet, në mënyrë që të mos ketë nevojë të vihet në Prishtinë.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele